Janë sulmuar dy zyrtarë policorë në Klinë nga një person i dyshuar dje, shkruan Gazeta Express.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq policët kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Ismail Qemajli, Klinë 29.04.2024-19:12. I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.