Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet ne Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, për përdorim joproposcional të forcës ndaj rebelëve të grupit Huthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Iraku.
Erdogan ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë duke thënë se po përpiqen ta shndërrojnë Detin e kuq në një “det gjaku”, shkruan Reuters.
Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, ka kritikuar ashpër Izraelin për luftën e tij në Gaza, ndaj grupin militant palestinez Hamas dhe ka kritikuar vazhdimisht vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës së Izraelit.
I pyetur nga gazetarët për sulmet ajrore dhe detare gjatë natës nga forcat amerikane dhe britanike në të gjithë Jemenin, si kundërpërgjigje ndaj forcave Huthi për sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, presidenti turk ka thënë se ato nuk ishin proporcionale.
“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës”, është shprehur Erdogan në një deklarim pas lutjeve të së premtes në Stamboll.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe të enjten vonë kanë nisur një valë sulmesh ajrore dhe detare ndaj objektivave të rebelëve të grupit Huthi në Jemen.