Me 131 vota PËR, 29 kundër dhe 11 abstenime ka kaluar raporti i Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj. Ky sukses i Kosovës u karakterizua (sidomos) me dy fjalime të zjarrëta “pro” Kosovë.
Ishte deputeti Ukraninas Goacheanko i cili në një moment foli edhe shqip, duke thënë se “Kosova është Evropë.”
Gochaerenko i ukrainës flet shqip: Kosova është Evropë
“Dua të përgëzoj Kosovën. e di që do të ketë vendim pozitive. Kosova e meriton 100%. Është moment i madh për krejt ne. Bota e lirë duhet të bashkohet. Tiraninë dhe perandoritë po duan hakmarrje. Putini deshi Perandori Ruse. Shihni çka ndodhi? Shihni çka bën në Ballkan, ku Rusia ku do benzin në zjarr, dhe luftë të madhe. Ne duam hapa kundër kësaj. Sepse ku ka zona gri, është e rrezikshme. Kosova nuk duhet të jetë zonë gri, por pjesë e Evropës. Sepse është Evropë. Ne duhet të ndihmojmë.
Serbisë dua t’i them: Ne deshtëm të ecëm me Serbinë si demokraci, por ju kurrë s’do të ndërtoni Perandori Serbi. S’ka më vend për Perandori” – tha deputeti
Edhe qëndrimi i socialdemokratëve të Evropës ishte njëri ndër ato që spikati në Asamble.
Socialdemokratët evropianë kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE duke vlerësuar se “i mbështesim raportin, dhe nuk i mbështetim amandamentet.”
“Ne s’jemi këtu të njohim apo të mos njohim shtete, por të krijojmë gjeografi respekti.
Komiteti i Ministrave na kanë kërkuar opinionin tonë për aplikimin
Sot e japim qëndrimin e qartë, se s’ka arsye të mos e mbështesim.
Ju lutem mos e ngatërroni. Ne sjemi BE as QUINT-i, ne jemi krenar kështu.
Ky anëtarësim nuk është mjet negocimi, kemi logjikën tonë për vendimet tonë.
E mbështesim raportin, dhe nuk i mbështetim amandamentet.
Le ta mirëpresim Kosovën”, vlerësojnë socialdemokratët.
Kurti për votimin e suksesshëm në Asamble: Jemi një hap më afër dhe vetëm një larg
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shkruar në Facebook në lidhje me votimin e suksesshëm në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës, aty ku u votua pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill.
Kurti ka shkruar se jemi një hap më afër dhe vetëm një hap larg, që të bëhemi anëtar.
“Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.
LDK mirëpret votimin e raportit të Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën anëtare
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur votimin e raportit të Bora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
“LDK mirëpret dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti.”- thuhet në reagim.
Haradinaj për votimin e suksesshëm në Asamble: Hap kolosal
Pas votimit të suksesshëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka reaguar kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai e ka quajtur hap kolosal, duke theksuar se shtetet anëtare kanë vlerësuar përkushtimin e rrënjosur në frymën e Kushtetutës së Kosovës.
“Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.” – ka shkruar Haradinaj.