I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” qenë artisti i njohur, Stresi për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Teksa po diskutonin në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partnerja e re e Stresit, Elona i drejtoi një pyetje:
Elona: Ke patur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë nga gocat që është brenda në Big Brother?
Stresi: Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. Ç’rëndësi ka. Nejse.