Spitali i Pejës ka njoftuar se vetëm dje kanë kryer 17 operacione.
Përmes një njoftimi për media, nga ky spital kanë thënë se sfidë e rëndësishme për ta mbetet përgatitja e sallës dhe ekipit operativ.
“Përgatitja e një pacienti për ndërhyrje operative kërkon marrjen e shumë masave paraprake deri tek ndërhyrja. Secilit pacientë duhet ti kryhen ekzaminimet laboratorike, ekzaminimet grafike, përgatitjen fizike, përgatitjen psikike etj. Sfidë tjetër tepër edhe më e rëndësishme është përgatitja e sallës dhe ekipit operativ. 17 pacientë të tillë janë operuar me sukses të plotë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.
Në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit u kryen “500 vizita specialistike; 38 Pranime; 194 Pacientë aktualisht janë të shtrirë; 301 Pacientë kanë kryer 3,527 analiza; 5 lindje, 5 djem dhe 1 vajzë (1 lindje binjake); 46 Dializa; 71 Rëntgen, 42 Ultra zëra, 27 CT-ja, 5 Rezonanca Magnetike, 3 Mamografi; 81 shërbime fiziatrike”, thuhet tutje në njoftim. /Express/