Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.
Para këtij takimi me Kurtin, emisari i BE-së është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, teksa nuk dihet nëse dyshja do t’u drejtohen mediave më pas.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën. /EO/