Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron të hënën e minimizoi incidentin ku gruaja e tij, Brigitte, duket se e goditi atë në fytyrë teksa çifti mbërriti në Vietnam në fillim të një turneu në Azinë Juglindore.
Në një video që u shpërnda në rrjete sociale, Brigitte Macron duket se e goditi burrin e saj përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial vonë të dielën, raporton Reuters, percjell Insajderi.
Ajo mbeti për një moment e fshehur pas avionit, duke bllokuar çdo pamje të gjuhës së trupit të saj. Çifti më pas zbriti shkallët së bashku.
Një zyrtar i Pallatit të Elysee e minimizoi momentin, duke mohuar se tregonte një grindje midis çiftit, të cilët janë të martuar që nga viti 2007: “Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit duke qeshur”.
“Ishte një moment afërsie”, tha zyrtari. /Insajderi.org/