Në mesditë në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PS-së, Pandeli Majko gjeti momentin të kërkonte ndjesë për gjestin e bërë, duke shtyrë gazetarët para parlamentit. Por kjo ndodhi vetëm pasi deputetet e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa reaguan, duke kërkuar që Parlamenti të distancohet nga veprimi i deputetit socialist.
“Jashtë sallës së këtij parlamenti një deputet ka shtyrë një gazetare që është shtatzënë, këto raste mund t’i bëni në partinë tuaj, mund të shtyni e ofendoni kë të doni, por me gazetarët këto akte nuk besoj që i shkojnë këtij parlamenti”, deklaroi Tabaku.
Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentarja Spiropali e cila shprehet: “Nuk jam në dijeni të çështjes që po flisni as për incidentin nuk kam si të jap përgjigje kur unë kam qenë e ulur këtu, sipas pretendimeve tuaja”, citon A2 kryeparlamentaren.
Ndërsa kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa e cilësoi një sjellje të papranueshme të deputetit ndaj gazetares.
“Edhe si kryetare e komisionit të medias, gazetarja Eksiola Shehu, shtatzënë është shtyrë nga deputeti socialist Pandeli Majko. Kjo është një sjellje e papranueshme për të cilën ky kuvend ka refuzuar në kohën kur drejtohej nga Lindita Nikolla që të bënte një rezolutë edhe për gratë gazetare”, theksoi Zhupa.
Pas këtyre kritikave, nga salla e Kuvendit deputeti socialist u kërkoi gazetarëve për veprimin e tij.
“Dëshiroj të shpjegoj përballë kolegëve që vlerësova të kërkoj ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikorofonëve sot në mëngjes. Në veçanti ndjesën për gazetaren që ka qenë shtatzënë.