Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ai është shkarkuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në orën 23:00 të mbrëmjes.
Por, sipas tij kjo nuk kishe qenë e mundur pa u zëvendësuar nga dikush tjetër, siç tha ai nga përbërja teknike që është formuar deri në zgjedhjet e ardhshme.
Tutje ai në Tëvë 1 ka thënë se në këtë shkarkim ka ndikuar edhe kryeministri, Albin Kurti.
“Ky shkarkim nuk kishte mundur me kanë i mundur, pa u zëvendësuar nga dikush tjetër – këtë rast nga Ragmi Mustafën. Nuk është vetëm Ragmia vetëm aty brenda, por është edhe partia e Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit. Të gjithë janë kontaktuar paraprakisht parëse me um shkarku mua, në orën 23:00. Janë kontaktuar nga Qeveria serbe se a po marrin pjesë në përbërjen teknike deri në zgjedhjet e radhës. Të gjithë e kanë pohuar, dhe ky pohim ka ndodhë pasi që e kanë marrë konfirmimin e Kurtit. Pra, ata nuk kanë hyrë në këtë përbërje teknike deri në zgjidhje në rast se Kurti nuk e kishë dhënë aprovimin e tij. Në këtë drejtim mua më ka shkarkuar Vuçiqi dhe Serbia, ama kjo nuk kishte mundur me ndodh pa Kurtin dhe LVV-në”, ka deklaruar ai.
Arifi mbrëmë ka thënë se në mënyrë të dhunshëm nga regjimi serb është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.
Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor