Në ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës ku një një bombol e gazit ka shpërthyer, duke rezultuar në lëndimin e disa personave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, nga drejtoria rajonale e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Nacionale se për pasojë janë lënduar 13 persona, dhe se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë ai.
“Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi” – ka thënë Zahiti.
Ndërkohë, zëdhënja e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa, ka bërë të ditur se në spital janë pranuar plotë 15 persona.
Ajo ka thënë për Klan Kosova se 14 prej tyre janë dërguar për trajtim shtesë në QKUK.
“15 persona kanë pranuar trajtim. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK. Ndërsa njëri prej tyre është liruar për në shtëpi”, ka thënë Mustafa.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili deklaroi se të lënduarit janë nga e njëjta familje.
“Isha edhe brenda. Sipas informatave ka prej tyre që e kanë shkallën e lëndimit më të madhe, e disa më të vogël. Uroj që të gjithë të jenë mirë e të mos kenë rrezik për jetë e iu uroj shërim të shpejt dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj mjekët për një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, tha Hamza për Klan Kosovën.