Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja e qendrave për emigrantët që do të sillen nga Italia, në kampet në Gjadër dhe Shëngjin.
OJQ-së gjermane Sea Watch, përmes një statusi në Twitter, është treguar kritike me qeverinë italiane, duke shpenzuar miliona euro të taksapaguesve për të depërtuar dhe burgosur emigrantët në Shqipëri.
“Qeveria Meloni e patriotëve të vetëshpallur shpenzon qindra milionë euro të taksapaguesve për të deportuar dhe burgosur disa mijëra emigrantë në Shqipëri. Ndoshta taksat e italianëve mund të shpenzohen më mirë, për të mirëpritur dhe përfshirë, në vend që të refuzohen”, shkruan Sea Watch.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar kryeministrja italiane duke e cilësuar skandal. Giorgia Meloni shprehet se po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.
“Çfarë skandali! Një qeveri që, me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët, punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Meloni.