Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në relacionet me SHBA-në.
“Për krejt këto çka i thash për Albin Kurtin… për relacionet me Amerikën, sot isha shku me ndihmu me ditë që jemi tu mendu mbarë. Sot, nuk kam kurrfarë problemi, le të më shajnë, le të më thonë tradhtar e çka do. Thirrni vetvetes se nuk është hajgare kjo. Unë kam qenë i akuzum si spiun i Amerikës në Vetëvendosje. Por, për Kosovën ulem edhe me tradhtarin me diskutu nëse ti mendon se është tradhtari, por nuk është qëllimi aty. Thirrni ndërgjegjes, thirrni pak mendjes e vetvetes pak. Kapërceni egot pak se nuk është krejt një grusht votash”
Ahmeti ka thënë se egot politike duhet të kapërcehen e të tregohet seriozitet dhe të shfrytëzohen mundësitë dhe dyert që po i hapen Kosovës.
“Përdori shqiptarët në Maqedoni për të mirën e Kosovës, le të na përdorin ata neve. Mos shko atje me i përça. Çka po do me thanë se Ali Ahmeti nuk është shqiptar i mirë, apo po do me ju luftu korrupsionin e tyre. Thirrni mendjes se nuk jemi shumë. Përparim më të madh shqiptarët nuk kanë pasur se në këto 10 vitet e fundit… Kemi asete, kemi individë jashtëzakonisht të fortë, kemi dyer. Le ti hapim ato dyer.”, tha Ahmeti. /ATV