Aktori i njohur shqiptar, Vis (Elvis) Pupa, është shpallur në kërkim nga autoritetet australiane, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në kultivimin e 43 bimëve kanabis në një pronë në Ascot Park, Australi.
Sipas mediave vendase, Pupa është bashkë-akuzuar në të njëjtën çështje me bashkëshorten e tij, terapisten dhe influencuesen Belina Pupa, e cila u paraqit në gjykatë këtë javë dhe aktualisht ndodhet në liri me kusht. Ndërkohë, aktori është larguar nga Australia dhe është në kërkim ndërkombëtar.