Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në Kosovës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët.
“Fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale thuhet se do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.