Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, pas arrestimit të dy personave për spiunazh, ka thënë se BIA serbe e ka përjetuar rëndë identifikimin e informatorëve.
“Reagimi nga BIA për rastin “Ferizaj” po dëshmon : 1. Se BIA ka përjetuar rend identifikimin dhe kapjen e informatorëve, bashkëpunëtorëve apo agjendeve të tyre po dëshmohet me reagim. ) Në këtë pjesë nuk duan të përcaktojnë se i takon organit të ndjekjes penale se në qfarë niveli ishte bashkëpunimi). 2. Bazuar në reagimin e BIA-s sipas literaturës shkencore të studimeve të sigurisë, Shërbimet në momentin që detyrohen të reagojnë edhe duke e mohuar një gjë të tillë, forcon besimin se: ( Këta njerëz kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe janë dëshmuar se janë burimi kryesor dhe besnik ndaj shërbimit që i angazhoi )” – ka shkruar ai në Facebook.