Kosova dhe Serbia sot negociojnë çështjen e dinarit. Pavarësisht se shumë fjalë u thanë në muajt e fundit se kjo çështje e brendshme e Republikës së Kosovës nuk do të diskutohet me Serbinë, megjithatë kjo po ndodh, për herën e dytë sot në Bruksel.
Ajo që pritet të ndodhë sot në Bruksel, është dërgimi i propozimeve të palëve për dinarin.
Kryeministri Albin Kurti, javën e kaluar në një intervistë për RTK-në, tha:
“Ju e patë që u bënë katër këmbimore në anën tjetër të kufirit në territorin e Serbisë.
Kjo tregon që kur ka vullnet, ka rrugë.
Është për të ardhur keq që Serbia e bëri zgjedhjen e zgjidhjen më të keqe, sërish insiston te keshi.
Ne po themi Bankës Qendrore, përkatësisht guvernatorit Ahmet Ismaili, le t’i përgjigjet homologia nga Beogradi.
Dy Bankat qendrore, do të mund të komunikonin dhe gjithçka do të kryhej mirë.
Por edhe nëse kjo nuk do të mund të zgjidhej në mënyrë direkte, ne nuk mnd ta bëjmë ndërmjteëse Bankën Qendrore të Gjermanisë”, tha Kurti.