Petrit Selimi, ish-zëvendësmnistër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka komentuar mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Selimit, asnjë aleat i Kosovës nuk kujton që sesioni i djeshëm i KS të OKB-së ka qenë sukses për Kosovën.
“Nuk ka mik apo aleat të Kosovës e as mik e aleat të sinqertë të Kurtit, që kujton se sesioni dje në OKB ka qenë sukses. Eshtë krejtësisht kundër interesave fundamentale nacionale me pru situaten kur Kosova diskutohet me Rusinë në OKB. Mosokoordinimi me aleatë ishte eklatant dje.” – ka shkruar ai.