Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka shpërndarë raportimin e “REL” ku mes tjerash, citoheshin burime që kanë thënë se Spanja dhe Gjermania janë grindur sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës këtë javë.
Ai ka shpërndarë postimin në rrjetin social “X”, ku thuhet:
“Me sa duket ministrat e jashtëm gjerman dhe spanjoll u grindën për Kosovën këtë javë. RFE: “Kishte një grindje të hapur midis Gjermanisë dhe Spanjës. Ndërsa Gjermania ishte shumë bindëse për njohjen e Kosovës, Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”.
Apparently German & Spanish foreign ministers fought over Kosovo this week. RFE: “there was was an open spat between Germany and Spain. While Germany was very convincing on Kosovo recognition, Spain was defensive, arguing Kosovo was not on the agenda.”
https://t.co/zY9a1c5Hhz— Petrit Selimi (@Petrit) May 29, 2024
Ndryshe, REL shkroi të martën mbi këtë çështje, derisa raportonte se Spanja pavarësisht që ka njohur Palestinën, nuk do të ndryshojë qëndrim për Kosovën.
Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes një përgjigje për mediumin:
“Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit.” – kanë thënë nga MPJ spanjolle.