Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka deklaruar se në Kosovë çdo vit largohen nga 173 mjek që largohen nga vendi në faza të ndryshme.
Duke folur për rrezikun e ikjes së punëtorëve nga Kosova, Sejdiu tha se mosha e personave që largohen nga vendi është diku rreth 30 vjeç, e që mungesa e tyre sipas tij, do të vërehet në vazhdimësi.
“Ne si organizatë e monitorojmë këtë fenomen tashmë prej vitit 2019. Është një trend në vazhdimësi stabil diku rreth mesatares 172 -3 vet në vit që largohen në faza të ndryshme edhe tash vetëm se i kemi identifiku përmes bisedave përmes sondazheve të ndryshme. E kemi një moshë mesatare prej 30 vjet do me thënë është gjenerata e re mungesa e tyre momentale nuk mund të them se ndihet për shkak se këta do të ishin ata të cilët do të duhej të vinin pas disa vitesh”, tha Sejdiu në Tëvë1.
Derisa theksoi se ne kemi mbi 500 mjek pa punë që s’ka asnjë shtet tjetër”.