Influencuesja e njohur, Sara Hoxha, ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të me një udhëtim luksoz në Sicili, ku vëmendjen e mori praninë e Erik Fullanit, i përfolur prej kohësh si partneri i saj i ri.

Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, fotot dhe momentet e ndara në rrjete sociale nga festa kanë ndezur edhe më shumë dyshimet për romancën mes tyre.

Sara, e ndarë prej vitesh nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë, duket se po shijon një kapitull të ri në jetën e saj personale.