Besojmë që dëshironi të relaksoheni dhe të argëtoheni me ndonjë gotë raki të fortë, mirëpo keni parasysh që kjo është periudhë e kontrollit të rreptë dhe të shpeshtë e policisë rrugore dhe kushtoni kujdes sasisë së alkoolit të cilën do ta pini
Ekziston arsye e fuqishme përse është kufizimi i alkoolit 0,2 promilë jo në 0 – nëse një pije e pimë më shumë.
Është e vështirë të caktohet përafërsisht niveli i alkoolit në gjak, sepse varet nga pesha trupore, sasia e ushqimit të cilën e keni ngrënë dhe koha e cila ka kaluar që kur keni pirë pijen e fundit para se jeni ulur pranë timonit.
Për të ditur sa është e sigurt të pihet alkool por që të mos arrihet në 0,3 promila alkool mjaft gjëra varen edhe nga trupi dhe pesha e personit.
Sipas ekspertëve, niveli i alkoolit në gjak i cili tolerohet është 0,2 promila, transmeton Telegrafi.
Për të shmangur dënimin, një orë para se të ulet pranë timonit mashkulli që ka peshë trupore prej 63 kilogramësh nuk guxon të pijë asnjë pije, sepse do të ketë 0,3 promila alkool në gjak, ndërkaq pas pijes tjetër 0,5 promila.
Kur mashkulli 70 deri në 90 kilogramë pi një pije manifeston 0,2 promila që tolerohen, ndërkaq dy pije tregojnë 0,4 deri 0,5 promila, gjë që konsiderohet kundërvajtje.
As meshkujt të cilët kanë 100 e më shumë kilogramë peshë trupore nuk munden vetes t’ia lejojnë dy pije, sepse atëherë do të “fryjnë” 0,3, ndërsa me tri pije do të kemi 0,5 promila.
Te femrat situata është ndryshe.
Damat të cilat kanë deri në 90 kilogramë patjetër duhet të shmangin alkoolin një orë para se të ulen pranë timonit, sepse alko-testi do të tregojë 0,5 deri në 0.3, promila me vetëm një pije.
Femrat me peshë më shumë se 90 kilogramë guxojnë të pinë një pije, mirëpo nëse pinë edhe një hyjnë në nivelin e ndalur të alkoolit në gjak dhe rrezikohen të dënohen.
Kur themi “një pije”, atëherë mendojnë për gotën me raki të fortë prej 45 ml me 40 për qind alkool, ose 350 ml birrë me 4,5 përqind alkool, ose 150 ml verë e cila ka 12 për qind alkool.
Kini parasysh që nëse do të ndaloheni me dozë më të madhe të alkoolit të lejuar do të merrni dënimin në bazë të ligjit, ndërsa në raste të caktuara do t’u merret automjeti.
Ajo që është më e rëndësishme që kur uleni të dehur pranë timonit nuk rrezikoni vetëm jetën tuaja por edhe jetët e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.