Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), të mërkurën ka lansuar projektin “4CRSVsurvivors” Rrugët drejt fuqizimit: Promovimi i drejtësisë, shërimit dhe gjithë përfshirjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin.
Feride Rushiti, drejtore ekzekutive e kësaj qendre deklaroi se procesi i përkrahjes fillon që nga momenti kur gratë dhe burrat paraqitën, janë të obliguar t’i informojnë në mënyrë të drejtë se si do shkon procesi e deri tek çështja me familjarët.
“Pasi ajo do kalon në proces jo te lehtë andaj ne kërkojmë që edhe familjarët t’i mbështetin të mbijetuarit e dhunës seksuale”, deklaroi Rushiti.
Rushiti tha se në momentin kur e mbijetuara gjen forcë, realizimi i intervistës bëhet në organizatat joqeveritare cilat janë të licencuara për këtë drejtim, me prezencë të psikologut.
Sipas saj mbyllja e një sekreti për më shumë se 25 vite nuk është e lehtë, andaj kërkoi më shumë kujdes e vëmendje.
“Vitin e kaluar kemi arritur bashkërisht me Prokurorinë Speciale, të punojmë me 6 raste ku dy prej tyre i njohin kryesit e veprës. Po ashtu gjatë 2023-ës për herë të parë Gjykata Supreme vërtetoi rastin e Apelit për dënimin e njërit nga të arrestuarit për krime lufte dhe pas 24 vitesh është vendos drejtësia në vend”, u shpreh ajo.
Rushiti shtoi se shumica e grave të burrave dhe grave që shkojnë në seanca thonë qe pa drejtësi s’ka paqe e as qetësi në vend.