Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik, ashtu siç po pohojnë nga partia në pushtet përmend një reagimi të sotshëm. Nga VV-ja ndan sot një postim ku thuhet se Banka Botërore ka paraparë që Kosova do të ketë sërish zhvillimin më të madh ekonomik në rajon për vitin 2025.
Ai ka thënë se rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nuk rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik, përcjell Gazeta Express.
Tutje Rukiqi tha se me qeverinë Kurti, Kosova është nën mesataren prej 4% të rritjes ekonomike. Kjo krahasuar me mesataren që ka pasur Kosova që pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi.
“Po e ripostoj prapë këtë tabelë të datës 11 Prill, ku e kemi demantuar një propagandë të partisë në pushtet, me shifrat e rritjes ekonomike. Në 9 vite nga 11 vitët e fundit Kosova e ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon, prandaj krekosja e Vetëvendosjes është vetëm një tentativë për mashtrim me këtë fakt. Për “ekspertët” e Vetëvendosjes një mësim bazik: Rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik. Rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nul rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik. Në fakt, me këtë qeverisje, ne jemi nën mesataren 4% të rritjes ekonomike, mesatare e rritjes ekonomike që e kemi pasur, në periudhë e pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi”, tha ai.