Mbrëmë (e mërkurë) në Big Brother VIP Kosova 2 u organizua një ‘Natë Meksikane’.
Banorët po qëndronin në oborr me njëri-tjetrin, ku edhe nuk i kursyen pyetjet e ndryshme.
Në një moment, Santiana Maloku, dukej të ishte nervozuar me Ylli Dervishin.
Ajo tha se Buci e kishte sharë dhe kërkoi që të ketë kujdes me të, derisa u përfshinë edhe të tjerët.
“Ruaje gojën, edhe fjalët që i qet prej gojës për mua. Se unë nuk gënjej. Të pashë”, u shpreh ajo.
“Në tavolinë me më thënë ashtu dikush. Nuk po rrej, ti je rrenc. Rrenci më i madhi. Ke me marrë përgjegjësi për atë fjalë se nuk të dëgjoj askush se u fshehe pas Edonës”, tha më tej ajo.
“Unë të pashë dhe qe ku e ke kamerën. E pashë. E di shumë mirë çka ke thënë. Ke me marrë përgjegjësi”, përfundoi Maloku.