Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dhënë detaje nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me emisarin gjerman, Manuel Sarrazin.
Sipas Rohde, Sarrazin gjatë vizitës së tij tentoi ta nxisë Kurtin për kompromis rreth CEFTA-s, në mënyrë që UNMIK të zëvendësohet me Kosovën në bord.
Megjithatë, ai në shkrimin e tij në “X” ka thënë se nuk ka pasur sukses në këtë.
Kështu, ambasadori gjerman ka shtuar se nëse është e nevojshme, vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën.
“Manuel Sarrazin vizitoi Kosovën sërish për të nxitur Albin Kurtin që të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses. Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën, tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit.” – ka shkruar ai.