Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde tha se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës.
Duke shpërndarë postimin e presidentes Vjosa Osmani për takimin me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, Rohde shkroi se Gjermania është partnere e besueshme e e palëkundur e Kosovës.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e sinqertë!”, shkroi ambasadori në X.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1841093918387036669&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frohde-per-takimin-osmani-baerbock-gjermania-do-te-qendroje-prane-kosoves-si-mike-e-partnere-e-palekundur-dhe-e-sinqerte%2F&sessionId=f9e923fa9d9e0eb3f44fb993d029fa4ab75013d6&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px
Osmani tha se “Gjermania ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur për Kosovën”. Me Baerbock, rikonfirmuan “partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, siç shkroi në Facebook. “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”.
“Ne riafirmuam rëndësinë e angazhimit tonë të përbashkët për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm politik, të sigurisë dhe ekonomik. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, mbështetja e Gjermanisë do të jetë thelbësore në çdo hap të rrugës”, shkroi Osmani në X.