Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë të realizuar të martën është pyetur nëse BE-ja po tregohet e një anshme sa i përket presionit ndaj Kosovës për të pasur progres në dialog dhe për zbatimin e marrëveshjeve.
Diplomati gjerman përgjigjen e tij e ka nisur duke theksuar raportin e veçantë që Gjermania e ka me Kosovën. Rohde ka përmendur faktin që çdo ministër gjerman që vjen në rajon, vizitën e nis nga Kosova, si nënvizim i raportit të veçantë mes dy shteteve.
Duke argumentuar me këtë, Rohde ka thënë se nganjëherë është mirë të dëgjohen këshillat e mikut të mirë, në këtë rast të Gjermanisë.
“Më lejo të përgjigjem duke nënvizuar se ne në Kosovës kemi festuar 16 vjetorin e raporteve bilaterale dhe kemi pasur dje vizitën e ministrit të mbrojtjes, është në turneun nëpër rajon dhe vizita te para janë mbajtur gjithmonë në Kosovës për ti nënvizuar relacionet tona të veçanta. Ne kemi një hapësirë të madhe për hartën politike në Kosovës dhe nganjëherë është mirë të dëgjohen këshillat e mikut tënde më të mirë, në këtë rast të Gjermanisë”, ka thënë Rohde për RTV Dukagjini./