Forca e Sigurisë së Kosovës u pajis edhe me 5 kamionë ushtarakë, një donacion i Gjermanisë prej 2.7 milionë euro, që u pranua me një ceremoni të mbajtur sot në kazermën “Adem Jashari”, raporton Gazeta Express.
Pas fjalëve që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i mbajtën, ata hipën në njërin prej kamionëve ushtarak.
Fillimisht, Rohde ua shpërndau çelësat ushtarëve që ishin renditur përpara 5 kamionëve të dhuruar nga Gjermania. Më pas, bashkë me Maqedoncin hipën në njërin prej tyre.
Në ceremoni morën pjesë edhe ushtarë gjermanë, ndërsa në fund u shkrep një fotografi e përbashkët.