Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes parlamentare të deputetit të PDK’së, Ferat Shalës.
Shala e pyeti Rizvanollin lidhur me operimin e ndërmarrjes “Trepça”, investimet kapitale e proceset që ka kaluar kjo ndërmarrje.
Rizvanolli tha se e ka përgjigjen për këtë pyetje, por se nuk do të përgjigjen si Qeveri në pyetjet e deputetëve të PDK’së derisa kjo parti t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Express.
“Ju faleminderit për pyetjen z.Shala. Unë e kam përgjigjen në pyetjen tuaj, është pyetje që po pret qe disa muaj, mirëpo siç e dini është qëndrim i Qeverisë që përderisa PDK’ja nuk voton marrëveshjen ndërkombëtare, ne nuk do të përgjigjemi në pyetjet tuaja”, ka thënë Rizvanolli.