Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit (TC) Kosova A është rikthyer në operim.
Në njoftimin e KEK-ut thuhet se sanimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës, sipas tyre, në një kohë optimale.
“Startimi i njësisë ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05:04 dhe gjendja e saj tani është stabile”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KEK”, thuhet në njoftim.
Rikthim në operim i njësisë A4 sipas komunikatës kontribuon në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.
Javën e kaluar ishte raportuar për një zjarr në Termocentralin Kosova A.
Sipas zyrës për informim në KEK, njësia A4 ishte ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe ishte shkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.