Arianit Koci është caktuar avokat nga familja e kosovarit Liridon Rexhepit të arrestuar nga Turqia nën dyshimin bashkëpuntorë ti agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad.
Në këtë porosi të përcjellur nga avokati Koci, familja i ka mohuar akuzat dhe se Liridon Rexhepi është i pafajshëm.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.” – thuhet ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Si përfaqësues i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit opinionit publik po ia përcjell këtë porosi:
Të nderuar qytetarë;
Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;
Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.
Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.
Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.
Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.
Me respekt, familja Rexhepi