Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë kanë reaguar për vrasjen e Gjyljeta Ukella, anëtares së kësaj ode, shkruan Gazeta Express.
“OIK reagon ashpër ndaj këtij krimi makabër brenda familjes, që ka goditur jetën e Gjyljetës. Krime të tilla duhet të dënohen dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar. Familjes dhe kolegëve të të ndjerës iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në reagimin e tyre. /Express/