Javën e ardhshme Besnik Bislimit, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë, pritet të takohen sërish në Bruksel.
Edhe kësaj radhe, takimi do të fokusohet në zbatimin e Rregullores së BQK-së, përmes sëcilës është ndaluar qarkullimi i dinarit në Kosovë.
Në një përgjigje për Reporteri, BE-ja planifikon të ftojë një takim javën e ardhshme.
“Ndërmjetësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga ndërmjetësuesi i BE-së”, tha një zëdhënës i BE-së.