Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti ka dhënë një sqarim për sa i përket përdorimit të bombolave të gazit për gatim dhe ngrohje, shkruan Gazeta Express.
Ai përmes një reagimi pas ngjarjes në Kçiq ku u lënduan 15 persona, tha se përdorimi i këtyre bombolave është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve.
“Përdorimi i bombolave të gazit për gatim, ngrohje dhe një sërë funksionesh të tjera është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve në Kosovë. Shumë incidente kanë ndodhur kohëve të fundit nga përdorimi i bombolava të gazit”, ka thënë ai.
Tutje ai përmendi edhe tri parametra për sigurinë e bombolave të gazit.
“Janë tri parametra që duhet të kihet parasysh tek siguria e bombolave të gazit, cilësi e bombolave, kryerja e atesteve dhe kontrolleve periodike të tyre, si dhe instalimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre bombolave. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masat e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi nga përdorimi i bombolave të gazit”, ka thënë tutje ai.
Në ndërkohë, një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.
Rastin Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit:
Zahiti theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. “Rreth orës 16:30, polcia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.