Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që janë në cilësinë e të dëmtuarëve që kanë marrë “tretman mjekësor” nga Naim Mulaku dhe P.I të lajmërohen në stacionet e policisë për të dhënë deklaratë.
“Mitrovicë, 18 korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.”
Naim Bio Mulaku është arrestuar të martën bashkë me një person tjetër, P.I.. Ata dyshohen për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“dhe “Mashtrimi”.