Nja 52-vjeçar me prejardhje nga Kosova dyshohet se ka vrarë një burrë të moshës 32-vjeçare në Düsseldorf të Gjermanisë. I dyshuari është arrestuar, teksa Policia gjermane ka dhënë detaje për rastin. Çka dihet deri më tani?
Një 38-vjeçar u vra nga të shtënat në Düsseldorf-Friedrichstadt në mëngjesin e së dielës.
Sipas raportimeve, të shtënat nisen nga një debat mes një shqiptari 52-vjeçar dhe pronarit 38-vjeçar të një restoranti në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt.
Sipas gjetjeve fillestare të policisë, në lokal ka pasur një mosmarrëveshje mes një burri dhe pronarit. Më pas debati ka vazhduar jashtë derës, ku shkëmbimi i fjalëve u kthye në një konfrontim me armë.
52-vjeçari, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediumi, nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt pronarit të lokalit.
Personi i arrestuar është një 52 vjeçar nga Kosova i cili jeton në Gjermani, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Ndërkohë, gazetari Insajderi ka publikuar emrin e dorasit.
Sipas këtij mediumi, i dyshuari është Rrustem Llapi.
Në anën tjetër, i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.