Javën e kaluar, Nacionale solli në shqip shkrimin e Bloomberg, për një investim miliardësh që dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner, po planifikon për Ballkanin.
Kompania “Affinity Partners”, e themeluar nga Kushner, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, në zonën që më herët ka qenë bazë ushtarake. Transformimi pritet të bëhet në një eko-resort luksoz, ka thënë Kushner në një intervistë për Bloomberg.
Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama, foli për mediat shqiptare, duke kritikuar kritikët që shpërthyen menjëherë pas këtij lajmi.
“Këto ditë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe një sipërmarrës i njohur amerikan, shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri.
Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembullin e paarritshëm si shembuj të paarritshëm për zhvillimin në turizëm sot flasin për rrezkun që i kanoset Sazanit nga kthimi i një xhevahiri i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.
Ne nuk do shesim as Sazanin e asnjë ishull tjetër m pronësi shtet”, tha kryeministri Edi Rama për mediat shqiptar, përcjell Nacionale.
Planet e Kushner, nuk mbarojnë veç me Sazanin
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat më unike që kam parë kudo në botë”, tha dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, në intervistën për Bloombergun ku edhe u bë i ditur synimi për projektin, për herë të parë.
Kushner, planifikon që po ashtu, ta transformojë Gadishullin e Zvërnecit në Shqipëri, një rajon bregdetar me më shumë se 5 kilometra plazhe me rërë të bardhë. Aty, ai po plnaifikn të ndërtojë 10 mijë vila e dhoma hotelesh.

(Plani: Kështu do të duken vilat në Sazan)
Përveç Bloomberg, edhe Neë York Times ka raportuar lidhur me këtë investim miliardësh të Kushner.
Përveç ishullit të Sazanit në Shqipëri, kompania planifikon të investojë edhe në një ndërtesë në kryeqytetin serb, në Beograd.
“Tentativa për marrëveshje në mes të ekipit të Kushner dhe qeverisë serbe, do t’ia siguronte zotit Kushner një investim në një pronë në Serbi, për 99 vjet dhe të drejtën për të ndëruar një hotel lukzos si dhe një kompleks ndërtesash. Po ashtu, parashihet që Kushner, të investojë edhe në zyret e ish Ministrisë së Mborjtjes së Jugosllavisë në Beograd, që ishte bombarduar në nga NATO në vitin 1999.

(Foto: Ish-ndërtesa e ushtrisë në Beograd, viti 2010. E bombarduar nga NATO më 1999)
Si filloi gjithçka?
Historia nis në vitin 2013, shkruan NY Times, në një artikull që ia kushton lajmit, historikut dhe detajeve që ka rreth këtij investimi.
Prestigjiozja NY Times, në artikullin e saj, elaboron këtë historik, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe kontekstit politik dhe ekonomik të zonës së Ballkanit, përfshirë – të pashmangshmen: luftërat.
“Në vitin 2013, para se zoti Trump të kandidonte për Preisident, dhëndri i tij Kushner, kishte biseduar me zyrtarë të qeverisë serbe për të ndërtuar një hotel luksoz në Serbi, shkruan NY Times.
Zyrtarë të Organizatës Trump, patën udhëtuar atë kohë për ta inspektuar lokacionin.
Zoti Kushner tha në një intervistë të dielën, se ai nuk e ka diksutuar asnjëherë projektin për në Beograd me zotin Trump dhe nuk ishte në dijeni për interesimin e Trumpit për ta rindërtuar këtë pjesë’.
Një pjesë të shkrimit për këtë çështje, NY Times ia kushton edhe rolit t ëish emisarit amerikan, Richard Grenell.
“Në rolin e tij si i dërguar i posaçëm gjatë dy viteve të fundit të adminsitratës Trump, zoti Grenell ndihmoi në përshpejtimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në aspektin ekonomik”, shkruan NY Times.
Zoti Kushner, konfirmoi të premtën se investimet e kompanisë së tij, janë paraparë në Serbi e poashtu edhe në një projet luksoz në Shqipëri. Detajet – tha ai – pritet të finalizohen së shpejti”, shkruan veç tjerash NY Times.