Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Kosovën për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të mërkurën.
Kjo datë shënon hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
“Një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.