Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur për arrestimin e Ilir Metës, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Rama tha se prej kohësh ai dhe partia që ai drejton nuk komentojnë çështjet e drejtësisë. Arrestimi i Metës, shtoi Rama, është vetëm çështje e drejtësisë dhe nuk ka asnjë koment.
“Ju e dini përgjigjen. Në këtë rast jo thjeshtë për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj, por edhe për faktin se qysh se ne e kemi nisur Reformën në Drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet as unë dhe as forca politike që unë udhëheq, nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen mabse në ndonjë rast ja vlen të bëhet ndonjë koment sidomos kur vihet në vend drejtësia kur bëhet fjalë për fenomene katrasofike që është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”, tha Rama.