Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në intervistë me Berat Buzhalën për Nacionale, ka folur në një pjesë të madhe edhe për hetimet që po bën SPAK – edhe ndaj kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.
“Është mirë ta bëjmë një dalllim. Të merresh në hetim nga SPAK është një gjë, që SPAK të marrë një pyetje si person në dijeni apo për sqarime.
Pra nëse SPAK bën investigim për një çështje, mund të marrë në pyetje shumë persona. Por nuk do të thotë që të gjithë janë fajtorë.
Kur Buzhala ia përmend Berishën dhe Veliajn si shembull, ai thotë:
“Kryetari i Bashkisë nuk ka kabinet njëherë, ka drejtorë dhe ata janë administratë. Edhe këtu ka drejtor edhe atje ka drejtor.
Është komplet e njëjta gjë”, thotë Rama për Nacionalen.
Rama thotë se fakti që drejtësia në Shqipëri, po ‘operon në mënyrën siç po e shohim’ thotë se ‘është arritja më e madhe e shtetit shqiptar që prej vitit 1912”.
“Fakti – se është shumë interesant – unë nga ana ime, mendoj që të gjitha këto që ndodhin provojnë që ne po bëjmë si duhet detyrën që kemi marrë përsipër karshi njerëzve, për ta pavarësuar drejtësinë nga politika, e dyta t’i qëndrojmë zotimit që ne nuk e konotrollojmë drejtësinë dhe e treta, e kemi bërë pikërisht që të ndodhin këto gjëra.
Unë sot do ndjehesha në siklet, nëse do vije ti dhe do thoje, zotëri na premtove drejtësi, por shih cka po ndodhë, janë vetëm kundërshtarët e tu nën akuzë.
Faki që sot kemi një drejtësi me të gjitha problemet e veta, fakti që i kemi dhënë drejtësisë mundësinë të ketë një grykë zjarri pavarësisht a je në pushtet apo në opozitë, kjo duhet t’i gëzojë njerëzit, për herë të parë nga 1912-ta ka një forcë në qeveri që po i krijon kushtet drejtësisë që të rritet.
Pse duhet të prishë unë gjumin pse u kapën disa drejtorë? Për mu është gjithmonë lajm i mirë, tashi mos i marr se të gjithë prezumohen të pafajshëm, por është punë e mirë kur një parazit që ushqehet në trupin tonë të shtetit shqiptar, nuk është më në pozicionin të vazhdojë të ushqehet me trupin e shtetit shqiptar.
Kjo është sikur ke një të dashur larg qoftë në një proces kure shëndetësore dhe doktori thotë ia pastruam disa shenja që kishte, ti gëzohesh që ia hoqën.
Unë nuk dua të kujtohem, përveç për një gjë, luftova që në fillim që Shqipëria të ketë një moment kthese ku drejtësia të godas majtas, djathtas, pa pyetur as sa larg je, as afër je as çfarë lidhje ke me atë e këtë, as a e ke bo as s’e ke bo këtë”, thotë Rama.
“Unë nuk distancohem por kushdo që bën këtë gjë, vetë distancohet. Unë jam aty ku isha, vetë distancohesh, natyrisht që është e rëndë kur e mendon sepse është tradhti, është pabesi e madhe, por kjo është jeta”, thotë Rama kur pyetet për Veliajn.