Sipërmarrësit kosovarë, ia kanë mësyer së fundmi Shqipërisë. Këtë e konfirmon kryeministri shqiptar, Edi Rama, në intervistën me Berat Buzhalën për Nacionalen.
Madje ai tregon një fakt interesant: se ka një grup në Ëhatsapp ku komunikon personalisht me sipërmarrës kosovarë.
“Nuk përmendi emra, por prej një viti të paktën ose dy vjetësh unë pres vazhdimisht sipërmarrës nga Kosova dhe disa prej tyre kanë filluar të angazhohen me projekte dhe janë të mirëpritur dhe është shtëpia e tyre këtu”, thotë Rama për Nacionalen.
Buzhala ia përmend ‘që ka dëgjuar se ka edhe një grup në Whatsapp ku komunikon me ta”
“Problem është që nuk e përdorin shumë atë grup në ëhatasapp dhe nuk përgjigjem shpesh, ajo që është më e rënda për mu se vinë edhe rrinë kështu, pastaj thonë kryeministër qenke ndryshe more burrë”, thotë Rama.
Duke folur për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, kryeministri Rama mes tjerash tha:
“Lagjet informale në Vlorë, kur unë thosha, ata kisin ndërtuar, por nuk kishin as ujë as ujësjellës, kishte vec shejtan disa mure, disa tash janë bë si lagje të reja, unë thosha këtu do vijnë turistët dhe këto shpi do t’i marrin turistët, ata aty për aty për respekt nuk më thoshin gjë, por mendonin se iu kishte ardhë çuni i Sudës, ndërkohë talleshin këta që ti i quan opozita e unë e quaj grumbullim i hallexhinjve.
Ne na duhet të diversifikojmë ofertën dhe të balancojmë. Nuk mund të bëhemi vendi i një turizmi masiv dhe të mbyllemi në guackë sepse dëmtohemi nga kjo.
Duhet të jemi vend edhe pë rata që vinë me çantë, edhe ata që vinë te shtëpitë informale për lagjet e Vlorës por edhe ata që vinë me jahte dhe lënë shumë para.
Turizmi masiv është shumë i mirë për imazh, për sipërmarrjen e vogël, por nuk është fuqia kryesore, nuk është motori kryesor”, thotë ai.
Se kosovarët po shkojnë me investime në shtetet fqinje, ka kohë që raportohet dhe komentohet si fakt.