Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Rama ka kujtuar fjalët e ish-presientit historik, Ibrahim Rugova, për objektivat e anëtarësimit në BE, NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rma ak thënë se këto fjalë të thjeshta të Rugovës janë gjithçka, që të mos humbet objektivi historik për bashkimin në familjen evropiane dhe për të mos hequr nga mendja shansin historik, shans që shqiptarët mund ta shfrytëzojnë vetëm si “trimi i mirë me shokë shumë”
“Plotë 20 vjet më parë në vitin 2004, presidenti gjithnjë më i pranishëm me mungesën e tij në jetën politike, tha diçka edhe për ne sot, duke na kujtuar se “objektivat e përbashkëta të Kosovës e të Shqipërisë janë integrimi në BE, NATo dhe miqësi përmanente me SHBA-në. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës dhe botës, dhe kanë shansin historik të hyrjes me vlerat e tyre në familjen e madhe BE. Këto fjalë të thjeshta janë gjithçka, për të mos humbur nga sytë objektivin historik të bashkimit në familjen e madhe evropiane të të dy shteteve tona, dhe për të mos hequr nga mendja se këtë shans historik, shqiptarët mund ta shfrytëzojnë më sukses, vetëm si trimi i mirë me shokë shumë”, ka thënë Rama.
Ai tutje ka thënë se do të ishte i lumtur sikur Kosova të ishte krah për krah me Shqipërinë në rrugën drejt integrimit dhe sikur Kosova të shkëlqente njëlloj sikur Shqipëria në arenën ndërkomëbtare.
“ Ndërkohë që Shqipëria ecë me hapa të shpejt, përfundimisht të pandalshëm për t’u bashkuar me Evropën, paramendoni se sa më krenar, do t’i bënim gjithë shqiptarët anë e mbanë, se çfarë vlere do t’i jepnim emrit të Shqiptarit dhe forcës së shqiptarisë, sikur në kët ë udhëtim të ishim krah për krah me Kosovën, sikur dhe Kosova të shkëlqente njëlloj ndërkombëtarisht, duke hedhur vallen e kësaj kohe drejt shqiptarëve në një ritëm, me pagëzuesit e lirisë dhe me bekuesit e pavarësisë së saj. Sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku, në krye të vendit, si një mishërim i vlerave evropiane, ku në këtë rajon, mos e harroni kurrë, jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit”, ka thënë Rama./GazetaExpress/