Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se ndërhyrjet e Serbisë brenda territorit të Kosovës, siç ishte rasti i Banjskës, nuk duhet përjashtuar asnjëherë.
Quni është shprehur optimist se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të përgatitura për çfarëdo lloj situate.
“Unë po besoj që organizatat dhe institucionet e sigurisë kanë analiza adekuate për të cilat edhe ne deputetet shërbehemi dhe i përdorim si referencë. Asnjëherë nuk duhet përjashtuar situata e ndërhyrje të ndryshme nga autoritetet e Serbisë, nga territori i Serbisë, në brendi të Kosovës siç ka ndodhur më 24 shtator por sidoqoftë unë jam i bindur që institucionet tona të sigurisë tani më janë më të përgatitura për t’u ballafaquar me situata të tilla”, ka deklaruar Quni për EO.
Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. “Vetëm një gjë do ta apeloja që në raste tjera të ketë një bashkëkoordinim me autoritet ndërkombëtare, veçanti me atë të KFOR-it”, ka theksuar Quni.