Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë aksion, QIKA ka kërkuar nga Hekuran Murati, ministër i Financave, që produktet menstruale të lirohen nga traifat doganore.
“Sot, ministrit Hekuran Murati ia sollëm 7,500 nënshkrimet e peticionit “Peceta nuk është luks” për t’ia kujtuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që vitin e kaluar kanë kërkuar heqjen e taksës prej 18% për produkte menstruale” – ka shkruar QIKA.