Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do ta mbajë sot, pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të platformës sociale TikTok në të gjithë institucionet publike.
“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës të mbledhje së Qeverisë e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00.
Në këtë mbledhje Qeveria do të shqyrtojë edhe draftstrategjinë shtetërore kundër drogave 2024-2028, draftstrategjinë e punësimit në Kosovë 202402028 si dhe atë të turizmit në Republikën e Kosovës 2024-2030.