Ministria e Arsimit njoftoi se 73.3 për qind e nxënësve e kanë kaluar Provimin Shtetëror të Maturës. Sipas njoftimit, testit i janë nënshkruar 18.285 nxënës, e prej tyre e kanë kaluar 13.342 nxënës.
Arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8 për qind, në Gjuhë angleze 54.4 për qind, në Matematikë 41.1 për qind dhe në lëndë zgjedhore 47.3 për qind.
“Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 22 qershor është organizuar në 151 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
MASHTI njoftoi se gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim, e për këtë shkak janë përjashtuar 79 nxënës.
Afati i ankesave është deri më 5 korrik, e rezultati i ankesave do të publikohet tri ditë më parë.
“Të gjithë kandidatët që nuk kanë arritur kriterin prej 40% mund të hyjnë në afatin e gushtit i cili organizohet me 31.08.2024. MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftim.