SPAK i kërkon masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha. Zarfi me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë për ish-kryeministrin është depozituar në GJykatë një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK duke i hequr imunitetin.
Seanca e radhës për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën do të mbahet më datë 26 Dhjetor në orën 10:00.