Presidentja takon Macronin në Uashington, thotë se pati “diskutim përmbajtjesor” me të
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Uashington ku qëndroi për Samitin e NATO-s.
Ajo tha se më të foli për të ardhmen euroatlantike të Kosovës e marrëdhëniet bilaterale.
“Diskutim përmbajtjesor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.
Osmani udhëtoi në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me të cilat shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ajo mori pjesë edhe në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s ku edhe ka biseduar me Presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, sipas Presidencës./Express/