Dy ditë pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama në Kongresin Zgjedhor të PS, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri këtë të martë.
Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrit Taulant Balla si ministër i Brendshëm, Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes si ministër i Financave dhe të Elisa Spiropalit si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Balla nuk do të largohet nga kabineti, por do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentit. Ndërsa Spiropali do të marrë drejtimin e Kuvendit.
Kabinetit të qeverisë Rama do ti shtohen tre anëtarë të rinj. Me largimin e Peleshit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.
Kurse Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e kryeinspektorit të IMT.
Ndryshimet në qeveri pritet që të votohen sot në Kuvendin e Shqipërisë që mblideht në orën 18:00.