Genc Prelvukaj, një emër i njohur në artin shqiptar dhe jo vetëm, ia ka mësyrë kandididmit për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës në radhët e Partisë Demokratike.
Prelvukaj, ka plotë 22 vjet që është pjesë e strukturave të PDK-së, aty ku ka dhënë kontributin e tij të shumevjecar në politikëbërje. Ai ka treguar se futja në garë për të fituar ulësen e deputetit nuk është një hap i rastësishëm dhe i tanishëm, por se angazhimi i tij në politikë ka një rrugë të gjatë.
“Ky është rasti i parë ku kandidoi për deputet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo në 2009 i marrë përsipër disa detyra të rendësishme Brenda strukturës, si zëdhenës i degës së Prishtinës në kohën e zgjedhjeve 2009, pastaj anëtar i Këshillit drejtues, pastaj nënkryetar I degës së Prishtinës, për ta bërë një pauzë të vogël për shkak të studimeve në Zagreb të doktoraturës. Edhe tani jam kthyer pas atij procesit që nga janari i vitit 2024 jam anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka rrëfyer Prelvulaj në një intervistë së fundmi dhënë për emisionin te Fidani.
Prevlukaj tha se shkaku që është në PDK janë çështje parimore, teksa tha se e ndjen detyrim që ta mbrojë një bashkësi politike të themeluar nga njerëzit e UÇK-së, LPK-së dhe LKÇK-së një pjesë.
“Në aspektin shpirtëror meqë kam vendosur që t’ia kushtoj shkencës së historisë tërë jetën, kjo tregon që unë kam qenë afër me këtë komunitet dhe bindje paraprake për shkak se ndryshe s’e kisha studiuar këta njerëz”.
“Dhe, e di rëndësinë që do ta marrin Thaci, Veseli e shokët e tyre me kalimin e viteve. Kjo tregon që unë e konsideroj krenari që të jem pjesë e atyre njerëzve”, tha Prevlukaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Më tej, Prevlukaj foli për ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, për të cilët tha se kanë kredite të larta, pasi e kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues më në Kosovë.
“Njerëzit para Thaçit e Veselit ose janë vrarë ose kanë vdekur natyralisht pa arritur që ta konkretizojnë objektivin e tyre, ndërsa themeluesit e PDK-së, pa përjashtuar edhe shokët e tyre janë njerëz që kanë kredite më të larta sepse e kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues brenda”, tha ai
Në një nga paraqitjet e tij të shumta përgjatë fushtës zgjedhore, Prelvukaj është shprehur se me “PDK-në po transmetojnë pulsin e fitores”.
Genc Prelvukaj mban numrin 40 në listën e PDK-së.